Prezantohet Maserati Quattroporte i ri në Detroit

Në panairin e automobilave në Detroit janë prezantuar më shumë modele të reja, dhe një prej tyre është edhe Maserati Quattroporte.

Përveç dizajnit të ri kjo limuzinë luksoze u rrit në krahasim me versionin e mëparshëm për pesëmbëdhjetë centimetra, dhe do të jetë në dispozicion në dy versione – me V6 dhe V8.

Kompania italiane ka zgjedhur Detroitin për të promovuar Quattroporte e re, duke qenë se në vitin 2012 vetëm 46 për qind e të gjitha automjeteve të shitur të Maserati janë në kontinentin e Amerikës të Veriut.

Gjenerata e gjashtë e limuzinës Maserati, përveç që është dukshëm më i madh, mund të krenohet me pothuajse 11 cm bazë të rrotave më të gjata, dërisa makina është 64mm më e gjerë se paraardhësi i tij, njofton “Strugasot”.

Ndonjë centimetër shtesë do të ketë një efekt pozitiv në komoditetin e makinës, sidomos kur është fjala për hapësirën tek këmbët e pasagjerëve në sediljet e pasme.

Blerësit e Quattroportes të re do të jenë në gjendje të zgjedhin midis versionit bazë që përdor një motor 3.0-litra V6 që ka 410 kuaj-fuqi, dhe përshpejton prej 0-100 në 4,9 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 285 kilometra në orë.

Modeli më i fortë që ka një motor 3,8-litër V8 zhvillon 530 kuaj dhe përshpejtimin deri në 100 e ka për 4.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 307 kilometra në orë.

Çmimi i kësaj veturë luksoze do fillojnë nga 96.000 €, ndërsa versioni më i shtrenjtë do të kushtojë 145.000 €

Lajme të ngjashme

Back to top button