Rona Nishliu në SHBA, bashkëpunim me Berman Brothers

Pas publikimit të këngës “’Se vetëm zemra flet saktë”, këngëtarja jonë Rona Nishliu ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë e ka konfirmuar edhe fotografi shqiptar Fadil Berisha, i cili ka bërë të ditur se Rona ka takuar edhe Berman Brothers. Producentët me famë botërore janë të njohur për bashkëpunimet me yjet e muzikës, si Coldplay, Sting, Reamon, Cher, Dido, Real Mc Coy, Maroon 5 dhe Buena Vista Social Club.

Gjatë qëndrimit në SHBA, pos me fotografin Berisha, Rona është takuar edhe me valltarin e njohur nga Prishtina, Tony Dovolani, i famshëm nga shfaqja televizive “Dancing with the stars”.

Këngëtares iu hapën shumë dyer në industrinë muzikore pas përfaqësimit të suksesshëm të Shqipërinë në edicionin e kaluar të festivalit evropian të këngës “Eurosong”, ku zuri vendin e pestë me këngën Suus. Siç deklaroi para pak kohësh Rona për KTV-në, pas paraqitjes në Eurosong, ajo ka pasur ftesa dhe angazhime të shumta në botë, kurse kulmi i kësaj mbase do të ndodhë pikërisht në SHBA.

Lajme të ngjashme

Back to top button