Inspektim i jashtëzakonshëm në OHIS: Në fabrikë po deponohen mbeturina të rrezikshme nga zonat teknologjike, që duhet të mënjanohen brenda tre vjetësh

Inspektorati Shtetëror për mjedis jetësor ka realizuar një inspektim të jashtëzakonshëm në rrethin e fabrikës OHIS, ku veprojnë gjashtë instalime, njëra prej të cilave për prodhimin e vajit të kanabisit, ndërsa të tjerët ruajnë mbeturina të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. Njëra prej tyre është kompania “Eko-centar”, e cila punon në eksportin e kimikateve të rrezikshme që janë mbetje historike dhe mbetje të funksionimit të uzinës kimike, transmeton Portalb.mk.

Kompania “Eko-teh” gjithashtu ruan mbetje të rrezikshme, por nga proceset e reja të prodhimit, ndërsa inspektorët gjetur se kompania “Galvanotehna” do të kryejë trajtim sipërfaqësor të produkteve metalike dhe aktualisht po përgatitet për fillimin e procesit të punës.

“Gjatë mbikëqyrjes, Eko-Center bënte ripaketim të kimikateve nga ndotja historike, duke i përgatitur ato për eksport dhe asgjësimin përfundimtar jashtë vendit. Kompania para do kohe e mënjanoi monomer klorur vinilin që tashmë është shkatërruar në Francë. Aktivitetet po realizohen në përputhje me Planin për shkarkim dhe transferim të kimikateve të rrezikshme, dhe duke aplikuar masa për mbrojtjen e punëtorëve. Do të realizohen mbikëqyrje plotësuese për të përcjellë transmetimet. Gjatë mbikëqyrjes së punës së Ezo-tech, e cila punon në mbledhjen dhe transportimin e mbetjeve të rrezikshme, u përcaktua që në atë lokacion ruan mbetje të rrezikshme industriale, të marra nga personat juridikë në zonat e zhvillimit teknologjik. Mbeturinat e depozituara për disa muaj mund të ruhen në atë lokacion deri në tre vjet, gjegjësisht Ezo-teh do të duhet të gjejë një mënyrë për ta përpunuar ose trajtuar atë në vend ose jashtë vendit. Kompania Galvanotehna, e cila po përgatitet të fillojë punën, pret ujëra të ndotura nga procesi teknologjik që do të duhet të trajtohen. Inspektor kompetent do të realizojë mbikëqyrje pasi të lëshohet në funksion”, informojnë nga Inspektorati shtetëror.

Ata thonë se kontrollet në ish repartet e OHIS-it do të vazhdojnë, veçanërisht mbi trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, e inspektorët do të monitorojnë se ku grumbullohen, transportohen dhe asgjësohen mbetjet e rrezikshme. Inspektorati njofton se do të jetë në proces me pastrimin e deponisë së vogël të lindanit, e cila pritet të fillojë së shpejti, pas një vonese prej disa muajsh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button