Filipçe: Ka lëvizje pozitive do të shohim nëse ky është fillimi i fundit të pandemisë

Para nesh vijon një periudhë e mirë e festave të fundvitit, të festojmë me përgjegjësi dhe të mos rrezikojnë edhe në valë të re të fuqishme, bëri thirrje sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai, duke prezantuar të dhënat e Institutit për Shëndet Publik për gjendjen e javës së kaluar me pandeminë dhe tre javët e këtij muaji, sipas të cilave ka ulje për 16,9 për qind të rasteve të reja në 7 ditët e fundit, si dhe ulje të përqindjes së të vdekurve dhe të rasteve pozitive nga numri i të testuarve për 5 përqind, i bëri thirrje qytetarëve që të festojnë me përgjegjësi, vetëm në rrethin familjar pa grupime, transmeton Portalb.mk.

“Kemi një vit shumë të vështirë që po e lëmë pas dhe besoj se viti i ardhshëm do të jetë shumë më i mirë. Në kushte të këtilla kur epidemia po qetësohet seriozisht dhe po stabilizohet të mos bëjmë që të përkeqësohet. Të festohet me përgjegjësi në rrethin familjar, pa grupime me respektim të protokolleve dhe masave të qarta të shkruara. Bëj thirrjeve që në dy-tre javët e ardhshme të jemi skajshmërisht të kujdesshëm. Ka lëvizje pozitive, do të shohim nëse ky është fillimi i fundit të pandemisë dhe për këtë të mos rrezikojmë edhe një valë më të fuqishme”, tha Filipçe.

Sipas tij, masat e deritanishme kanë qenë të menduara mirë dhe të dimenzionuara dhe kanë dhënë rezultate, me çka ka theksuar të dhënat e raportit të ISHP se është ulur numri i të hospitalizuarve, si numri i kërkesave për testime edhe në laboratorët shtetëror edhe në ato privat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button