Hyrja në Serbi nga sot vetëm me test negativ PCR

Sot në Serbi kanë hyrë në fuqi masat e reja mbrojtëse kundër korona virusit, me të cilat shtetasit e huaj, në Serbi do të mund të hyjnë vetëm me test negativ PCR, jo më të vjetër se 48 orë, raporton media serbe N1. Nga ana tjetër, qytetarët e Serbisë do të mund të hyjnë në vend pa një test të tillë, por do të duhet të shkojnë në izolim të detyrueshëm 10-ditor, i cili mund të ndërpritet nëse në ndërkohë bëjnë test PCR dhe rezultati është negativ, njofton Portalb.mk.

Masat hynë në fuqi mbrëmë pas mesnate, ndërsa ditët e kaluara u formuan kolona të gjata në pikat kufitare për hyrje në Serbi, për shkak të fluksit të qytetarëve të Serbisë, por edhe të Maqedonisë dhe vendeve të tjera, të cilët dëshironin të shfrytëzonin rastin për të hyrë ose tranzituar. përmes Serbisë pa test PCR.

Përndryshe, Shtabi i Krizave të Serbisë sot i rekomandoi Qeverisë që qendrat tregtare dhe të gjitha aktivitetet e shërbimit, gjatë ditëve të javës të punojnë deri në orën 20:00, përfshirë restorantet dhe kafenetë, duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse. Deri më tani, shumë nga këto shërbime ishin të hapura deri në orën 5 pasdite. Institucionet kulturore do të jenë të hapura deri në orën 21:00. Në shumë qytete të Serbisë, spitalet janë të mbushura përplot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button