Aksion i madh policor në Tetovë

Një aksion i madh policor momentalisht është duke u zhvilluar në Tetovë, siç raportojnë burime të sigurta policore, shkruan Shqipmedia. Sipas informacioneve të para, policia sonte ka hyrë në disa lokale të natës në qytetin e Tetovës.

Janë arrestuar 5 shtetase të Serbisë të cilat punonin në këto lokale. Dyshohet se bëhet fjalë për prostituta ose striptizere. Tek ta, sipas informatave të para janë gjetur edhe kuti për bakshish. Përveç vajzave, janë arrestuar edhe 3 persona të cilët vajzave nga Serbia u kanë siguruar qëndrim në Tetovë. Burime të sigurta tregojnë se kishte banesa të veçanta për ata. Vajzat punonin në klubet e natës si Babilon dhe Dinamika.

Në vend kishin hyrë në mënyrë legale dhe kishin vendbanim të sigurt. Nga MPB e konfirmojnë informacionin, por nuk i shpalosin detajet pasi siç thonë aksioni policor ende vazhdon. Ende nuk dihet se me çfarë akuzash ngarkohen të dyshuarit. Nga Ministria e Brendshme thonë se informata më të sakta do të ketë gjatë ditës së sotme

Lajme të ngjashme

Back to top button