Rritet numri i turistëve në Shkup

Në muajin nëntor, Maqedoninë e kanë vizituar rreth 6 për qind më shumë turistë, tregojnë statistikat.

Sipas entit për statistikë në nëntorin e vitit 2012 në Maqedoni janë regjistruar 34 mijë e 756 turistë.

Krahasuar me periudhën e njëjte të vitit 2011, numri i turistëve është rritur për 6 për qind. Sipas këtyre të dhënave numri i turistëve vendas në nëntor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2011 është rritur për rreth 22 për qind, ndërsa i turistëve të huaj është ulur për rreth 3 për qind./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button