Ministrat Bexheti dhe Jankulloska marrin pjesë në takimin joformal të ministrave të drejtësisë dhe të punëve të brendshme të BE-së

Ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, Blerim Bexheti dhe Gordana Jankulloska prej sot marrin pjesë në takimin joformal të ministrave të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme të BE-së, si dhe nga vendet kandidate për anëtarësim në BE që po mbahet në Dublin, Republika e Irlandës, në kuadër të kryesimit irlandez me Këshillin e BE-së.

Qëllimi i takimit joformal është aktualizimi i prioriteteve në sferat e drejtësisë dhe punëve të brendshme, si dhe diskutimi për çështjet më të rëndësishme. Midis temave për të cilat do të flitet është krimi i organizuar dhe implikimet e tij mbi sigurinë kombëtare, veçanërisht nga aspekti i dëmeve dhe pasojave ekonomike.

Sipas kumtesës së MPB-së, është paraparë fjalim në forum të ketë edhe ministrja Jankulloska.
Në takim është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrave të drejtësisë nga vendet anëtare të BE-së, eurokomisionerë, përfaqësues të agjencive të BE-së dhe nga organizatat e tjera ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button