Vaksina e “Biontek” nuk është satanike, kjo kompani ka qenë e zhvilluar edhe më herët

Pandemia e koronavirusit nuk është e rreme, vrau 1.58 milion njerëz. Pronari i BionTek, Dr. Ugur Sahin, në vitin 2016 me gruan e tij, shiti kompaninë e tyre “Ganymede Pharmaceuticals” për 1.6 miliardë paund. Në vitin 2016, nuk kishte asnjë pandemi Kovid-19 në botë. Nga ana tjetër, BionTek ishte shumë kompani e pasur edhe para pandemisë Kovid-19. Tetorin e kaluar u vlerësua me 3.4 miliardë dollarë, shkruan Vertetmates.mk.

Një postim viral në Facebook pretendon në mënyrë të gabuar se BionTek, bashkë-shpikësi i një prej vaksinave që do të përdoret në të gjithë botën për të luftuar pandeminë Kovid-19, është një kompani e vaksinave satanike. Për më tepër, keqinformon që pandemia e koronavirusit që ndryshoi tërë rrjedhën e jetës në botë dhe në të cilën 1.58 milion njerëz humbën jetën, është e rreme.

Por një kontroll i thjeshtë i fakteve e bën të qartë se pronari i BionTek, Dr. Ugur Sahin, në vitin 2016 me gruan e tij, me të cilën ai ia kushtoi tërë jetën shkencës dhe vaksinave, shiti kompaninë e tyre “Ganymede Pharmaceuticals” për 1.6 miliardë paund. Në vitin 2016, nuk kishte asnjë pandemi me Kovid-19 në botë, por edhe atëherë Dr. Sahin kishte kompaninë e tij farmaceutike, të cilën ai e themeloi para BionTech. Për këtë arsye është keqinformim të pretendohet se ai u bë një miliarder në kohën e pandemisë.

Megjithëse është një nga 100 gjermanët më të pasur, kolegët e tij e përshkruajnë atë si një njeri të qetë dhe të rezervuar, i cili është më i interesuar të lexojë revista mjekësore sesa të kontrollojë sesa janë rritur aksionet e kompanisë së tij.

Pavarësisht arritjeve të tij, ai kurrë nuk ka ndryshuar nga sjellja e tij normale – modest dhe i afrueshëm. Sahin zakonisht hyn në takime biznesi i veshur me xhinse, duke mbajtur një kokore për biçikletë dhe çantë shpine me vete, deklaroi Matthias Kromajer, një anëtar bordi i MIG AG, mjetet e të cilit janë të lidhura me BionTek.

Bëhet fjalë për një shkencëtar i cili ditën e dasmës me gruan e tij, me të cilën ata punojnë së bashku dhe së bashku themeluan kompaninë “BionTek”, ishte në laborator dhe punonte.

Dëshmi shtesë është se edhe para pandemisë Kovid-19, BionTek ishte një kompani e pasur, në tetorin e kaluar, kjo kompani gjermane e bioteknologjisë ishte vlerësuar në 3.4 trilionë dollarë.

“BionTek” është një kompani që operon mbi 12 vjet, u themelua në vitin 2008, dhe përveç Dr. Sahin, në krijimin e saj morri pjesë edhe eksperti austriak i kancerit Kristofer Huber.

Në artikullin që ne e shqyrtojmë dhe vlerësojmë si të pavërtetë, pretendohet se vaksina e këtij prodhuesi farmaceutik është satanike. Sidoqoftë, nuk ka asgjë satanike në lidhje me këtë vaksinë. Është miratuar tashmë për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar. Përmes Kovaks mekanizmi do të shpërndahet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Agjencia e Barnave tashmë ka konfirmuar se kjo vaksinë nga “BionTek” dhe “Pfizer” nuk përmban asnjë përbërës me origjinë shtazore.

Si pasojë, të gjitha pretendimet se vaksina është satanike, se Dr. Sahin u pasurua nga pandemia dhe se është një pandemi e rreme, janë të pavërteta .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button