BE gradualisht heq ndalesën e udhëtimit për shtatë vende

Vendet e Bashkimit Evropian që mbyllën kufijtë e tyre që në muajin mars për shkak të koronavirusit (COVID-19) ndryshuan listën e vendeve për të cilat ndalesa e udhëtimit më nuk vlen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli Evropian lëshoi versionin final të listës së vendeve “për të cilat rekomandohet” që të hiqet ndalesa e udhëtimit, e cila për herë të fundit u ndryshua më 22 tetor.

Sipas listës, kufijtë që kanë qenë të mbyllur në mars si pjesë e luftës kundër koronavirusit, gradualisht do të hapen për Australinë, Japoninë, Zelandën e Re, Ruandën, Singaporin, Korenë e Jugut dhe Tajlandën.

Kufijtë do të jenë gjithashtu të hapur për Kinën nëse vendet e BE-së u japin qytetarëve të tyre leje udhëtimi.

Ndalimi i udhëtimit ende vlen për vendet e tjera, të cilat nuk janë në listë. Megjithatë, lista do të rishikohet në përputhje me situatën në lidhje me COVID-19.

Në këtë rast, ndalimi i udhëtimit do të jetë po ashtu drejt Britanisë së Madhe, e cila nuk është në listë, sepse u largua nga BE-ja.

Në mars, BE-ja vendosi ndalesë për çdo udhëtim që nuk është i nevojshëm për 27 vendet anëtare si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, të cilat janë pjesë e zonës Shengen, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Lista nuk është detyruese për shtetet anëtare.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 1.65 milionë jetë në 191 vende dhe rajone që kur virusi u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button