Carovska: Mësuesit nuk do të mbeten pa punë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska dhe mësuesit e shkollave fillore në mbledhje online kanë diskutuar për konceptin e ri të arsimit fillor. Ministrja ka deklaruar se me reformat që do të fillojnë vitin e ardhshëm shkollor do të avancohet modeli arsimor në pajtueshmëri me rekomandimet e institucionet dhe organizatat relevante dhe do të arsim evropian, njofton Portalb.mk.

Ministrja theksoi se mësuesit nuk do ta humbin vendin e punës, por përkundrazi po punohet në përforcimin e kuadrit pasi që reforma hapë mundësi për avancim.

“Mësuesit do të fitojmë autonomi më të madhe në mendimin dhe realizimin e orëve, por edhe mbështetje më të madhe nga sistemi. Kjo është një prej përpjekjeve kryesore e cila do ta ngrit motivimin e mësuesve dhe kualitetin e mësimit. Prej këtu, aq sa reforma do të jetë përfituese për nxënës, njëjtë do të jetë përfituese edhe për mësuesit dhe punëtorët arsimor”, tha Carovska.

Nga MASH thonë se në periudhën në vijim do të vazhdojnë me mbledhje konsultative me të gjithë palët e përfshira për tërë konceptin e ri për arsim fillor.

Pas kritikave të shumta në opinion, në lidhje me reformat e paralajmëruara në arsimin fillor, sipas të cilave parashikohet bashkimi i disa lëndëve, gjegjësisht historia dhe gjeografia parashikohet të jetë një lëndë përbashkët e quajtur si shkencë shoqërore, ndërkaq biologjia, kimia dhe fizika si shkencë natyrore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka deklaruar se nuk do të shfuqizohet asnjë disiplinë shkencore.

Sindikata e për Arsim dhe Shkencë apelon deri te Ministria që të mos shpejtojë me zbatimin e planit për bashkimin e lëndëve, por prej atje të bëhet projekt provues që të shihen rezultatet e reformës. Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov, thotë se ende nuk dihet se si do të organizohen orët, por thekson se më e rëndësishme është që të mos mbetet asnjë mësues pa punë.

Ministria arsyetohet se këto reforma pasojnë pasi që në raportin e OECD për vendin tonë si dhe rezultatet nga studimet ndërkombëtare, arritjet dhe njohuritë e nxënësve tanë janë ndër më të dobëtat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button