Tetovë, NPK fillon punën

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” ka filluar me aksionin për pastrimin e qytetit.

Aksioni ka filluar menjëherë pas përmirësimit të kushteve klimatike dhe vazhdon në disa pjesë të qytetit, njoftojnë nga kjo komunë.

Aktualisht po pastrohen bulevardet në sheshin “Iliria”, në rrugën pranë gjimnazit dhe në rrugën afër kazermës ushtarake në dalje të qytetit.

Ky aksion do të vazhdojë në të gjitha pjesët tjera të qytetit me një intensitet të shtuar dhe do të mblidhen të gjitha hedhurinat që janë grumbulluar pas shkrirjes së borës.

NPK “Tetova” falënderon edhe gjithë qytetarët, të cilët janë kyçur në këtë aksion pastrimi të qytetit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button