Komuna e Tetovës: Nuk ka asnjë problem me ujin e pijshëm

Përmes një komunikate për shtyp, komuna e Tetovës ka demantuar informacionet e plasuara në disa media, se uji në disa lagje të qytetit është i ndotur dhe nuk duhet të përdoret për pije.

Në komunikatë thuhet:

Komuna e Tetovës hedh poshtë si të pavërtetë një informacion të plasuar në disa media se gjoja uji i pijshëm në disa lagje të qytetit është i ndotur . Komuna e Tetovës bën të ditur se nuk ka asnjë problem me ujin e pijshëm dhe se qytetarët lirisht mund ta përdorin ujin për pije dhe për nevoja tjera të amvisërisë.

Enti për mbrojtje shëndetësore në Tetovë “HES” për çdo ditë teston ujin e pijshëm dhe në vazhdimësi konstaton se nuk është i ndotur. Në asnjë rast nuk është konstatuar ndotje e ujit të pijshëm në Tetovë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button