Carmen: Simon dhe unë, ju talleni!

Edhe pse është shkruar shumë rreth lidhjes së tyre kohëve të fundit, Carmen Electra ka hedhur poshtë se është në romancë me producentin Simon Cowell. Ajo thotë se raportet për lidhjen e tyre janë të pasakta dhe se ata janë vetëm miq të mirë dhe se mediet shoqërimin e tyre e kanë komentuar gabimisht.

“Rreth kësaj flitet shumë dhe të gjitha këto janë të pasakta. Ne të dy jemi vetëm miq dhe kurrë nuk kemi qenë dhe as që do të jemi ndonjëherë në lidhje”, ka thënë Carmen.

Electra deri tani ka qenë dy herë e martuar, me basketbollistin Dennis Rodman dhe rokerin Dave Navarro, ndërsa tashmë një kohë është beqare, pasi siç ka deklaruar ajo, meshkujt po i frikohen që t’i kërkojnë takime, edhe pse ajo është e interesuar që të gjej një partner.

Lajme të ngjashme

Back to top button