‘Zgjohu’ padit drejtorin e NTP-së

Lëvizja qytetare “Zgjohu” ka dorëzuar sot në Prokurorinë Publike denoncim penal kundër Ndërmarjes së Transportit Publik “Shkup” dhe drejtorit të ndërmjarrjes për mosrespektim të përdorimit të gjuhës shqipe në këtë institucion. “Zgjohu” thotë se do t’i padisë të gjitha institucionet që nuk e respektojnë gjuhën shqipe edhe pse janë të obliguara me ligj.

“Ka dyshim të bazuar se kanë kryer vepër penale – Pengim i të drejtës së përdorimit të gjuhës dhe shkrimit, sipas nenit 138, alineja 2 dhe 3, të KP, pasi që: Misho Nikollov në cilësin e Drejtorit të Ndërmarrjes Transportuese Publike – Skopje, ua ka marrë të drejtën e përdorimit të gjuhës dhe të shkrimit, qytetarëve të bashkësisë etnike shqiptare, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutë dhe ligjet, në atë mënyrë që në mjetet transportuese dhe në stacionet e autobusit të cilat përdoren për transport publik, gjuha shqipe nuk përdoret në tabelat elektronike, në shenjat për orientim dhe për informim, si dhe në shenjat e tjera”, thonë në “Zgjohu”. 

Prandaj, ata propozojnë që të merret në pyetje Misho Nikollov – Drejtor i Ndërmarrjes Transportuese Publike – Skopje, në cilësi të përfaqësuesit ligjor të Ndërmarrjes Transportuese Publike dhe të sigurohen gjitha dëshmitë e tjera nga NTP – Skopje, në rrethana siç kërkohet në denoncim. 

“Kjo vepër penale është kryer në periudhë më të gjatë kohore, gjegjësisht, si para, ashtu edhe pas, lëshimit në përdorim të autobusëve të rinj, te të cilat aspak nuk përdoret gjuha dhe shkrimi shqip në tabelat elektronike, në shenjat e orientimit etj. 

“Ka mundësi teknike që të realizohet përdorimi i gjuhës dhe i shkrimit shqip në tabelat elektronike, si dhe në shenjat e orientimit dhe të informimit, e njëkohësisht kjo është edhe obligim kushtetues dhe ligjor”, thonë në “Zgjohu”.

Lajme të ngjashme

Back to top button