KSHZ publikoi rezultatet e votimit të sotëm në Shtip dhe Pasnicë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se gjatë ditës së sotme për Zgjedhjet e Parakohshme për Kryetar të Komunës së Shtipit dhe Plasnicës, të drejtën e votës e ushtruan personat që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim, si dhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm nga komunat e listuara, transmeton Portalb.mk.

Në qendrat e votimit në institucionet e vuajtjes së dënimit në territorin e RMV-së sot të drejtë vote kanë pasur 67 votues nga komuna e Shtipit, nga të cilët 60 kanë votuar dhe një votues nga komuna e Plasnicës, i cili ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.

Gjatë ditës, bordet zgjedhore zhvilluan votimin e personave që janë të sëmurë ose të dobët, ose në arrest shtëpiak, dhe dërguan njoftime në komisionet komunale të zgjedhjeve me dokumentacionin e duhur.

Në shtëpitë e tyre të drejtë vote kishin 142 votues të regjistruar si të sëmurë ose të pafuqishëm, 66 votues në komunën e Shtipit nga të cilët të 66 votuesit ushtruan të drejtën e tyre për të votuar dhe 76 votues në komunën e Plasnicës nga të cilët 70 votues ushtruan të drejtën e tyre për të votuar.

Gjithashtu edhe dy persona të akomoduar ne shtëpi kujdesi kishin të drejtë vote në Shtip, nga të cilët vetëm njëri ka votuar.

“Në të njëjtën kohë ju informojmë se nesër (13.12.2020) në ora 9:30, do të ketë njoftim për hapjen e vendvotimeve në komunat e Shtipit dhe Plasnicës, si dhe për pjesëmarrjen deri në orën 9:00”, njoftojnë nga KSHZ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button