Freedom House: Maqedonia është vend pjesërisht i lirë

Në raportin më të ri të organizatës joqeveritare për të drejtat e njeriut me seli në Uashington, Freedom House, Maqedoni bën pjesë në grupin vendeve pjesërisht të lira.

Në të, në mes tjerash janë edhe Ermenia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia, Ukraina dhe Pakistani. Maqedonia është vlerësuar me notën tre në të dyja sferat – edhe në atë të të drejtave të njeriut edhe në atë të lirive politike. Në këto vende është kufizuar respektimi i të drejtave politike dhe lirive qytetare.

Ato vuajnë nga korruptimi, sundimi i dobët i drejtësisë, konflikte etnike dhe fetare, dhe  kanë skenë politike të dominuar nga një parti politike, edhe përkundër nivelit të caktuar të pluralizimit.
Si vende të lira të rajonit, ku bëjnë pjesë ato që kanë konkurrencë politike, që i respektojnë të drejta qytetare dhe liritë e njeriut dhe kanë mediume  të pavarura, u gjendën Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi, thuhet në raportin e “Freedom House”-it.

Në raportin, në të cilin janë analizuar 195 vende gjatë vitit të kaluar, u konstatua se ka rënie në respektimin e lirive në botë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button