Fyle propozon kornizë të re për negociatat për emrin

Komesari për zgjerim, Shtefan Fyle, në një letër që ia ka dërguar ministrit grek për punë të jashtme, Dimitris Avramopulos, ka propozuar kornizë të re me të cilën Komisioni do të kishte qasje të drejtpërdrejtë në procesin  e negiociatave për emrin, lajmëroi Deutsche Welle – Programi në gjuhën maqedonase. Bëhet fjalë për takim trilateral, në të cilin, siç merret vesh nga burime diplomatike, përveç Files dhe Avramopulosit do të merrte pjesë edhe ministri maqedonase i punëve të jashtme, Nikolla Poposki. 

Eurokomesari ka kërkuar nga Avramopulosi të emërojë edhe përfaqësues personal – njeri të besueshëm, i cili do të ishte kontakti nga pala greke në formatin evropian të komunikimit tripalësh, e poashtu ka informuar se ai e emëron drejtorin e përgjithshëm për zgjerim të KE-së, Stefano Saninon, për përfaqësues të tij personal në kornizën e re. Në letër, File thotë se qëllimi është të përmirësohen përfundimet për Maqedoninë nga Këshilli i BE-së i mbajtur në dhjetor, njoftoi Dojçe Vele.

Sipas analistëve që i konsultoi Deutsche Welle, nuk bëhet fjalë për negociata paralele për emrin, por për qëllim dashamirës për monitorimin e përparimit në procesin e negociatave. 

Lajme të ngjashme

Back to top button