Këshilli Mbarëshqiptar i Historisë dhe Arkeologjisë (KMHA) shpalli personazhet e vitit 2012

Në takimin e parë të rregullt për vitin 2013, kuvendi i përgjithshëm i Këshillit Mbarëshqiptar të Historisë dhe Arkeologjisë (KMHA), që është në mbajtur në zyrat e selisë kryesore në qytetin Çikago (Illionis) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), mes tjerash ka shpallur edhe personazhet e vitit historik të shqiptarëve, vitit 2012, në 3 kategori, ku u zgjodhën:

Veprimtari kombëtare – prof.dr. Hetem BERISHA nga Kosova
Histori – prof.dr. Ismet JONUZI (Krosi) nga Maqedonia
Arkeologji – prof.dr. Sokol EFENDIU nga Shqipëria

Shpallja e këtyre personaliteteve të jetës publike “PERSONAZHE TË VITIT 2012” është në frymën e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, duke vlerësuar punën e palodhshme të tyre ndër vite në afirmimin e vlerave të mirëfillta kombëtare dhe kontributin e lartë shkencor nga lëmitë përkatëse.

Personazhet e shpallura të vitit 2012, ditët në vazhdim do të pranojnë edhe njoftimin zyrtar nëpërmjet postës, ku njëherësh do të ftohen në galla mbrëmjen e ceremonisë së ndarjes së mirënjohjeve që do të mbahet më 17 Shkurt 2013, me rastin e 5 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, ku do të ketë të pranishëm edhe shumë personalitete tjera të shquar të jetës publike nga të gjitha trojet shqiptare anekënd botës.
Paneli për shpalljen e “PERSONAZHIT TË VITIT 2012”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button