Sulmi në Aleppo terrorist dhe qyqar

Sulmi në një universitet në Aleppo është cilësuar si terrorist e qyqar, ku u vranë 82 studentë, ndërsa janë plagosur më shumë se 162.

Ambasadori sirian në Kombet e Bashkuara, Bashar Ja’afari e ka dënuar sulmin, duke e quajtur një “akt terrorist qyqar”, raportojnë mediat.

Nuk dihet se si u shkaktua shpërthimi, ndërkaq qeveria dhe opozita kanë fajësuar njëra-tjetrën.

OKB thotë se rreth 60 mijë njerëz janë vrarë gjatë revoltës gati dyvjeçare kundër presidentit sirian Bashar Assad

Lajme të ngjashme

Back to top button