Drejtoria e Postës do të shpërngulet tek stacioni hekurudhor

Zjarri i cili kaploi drejtorinë e postës të Maqedonisë, shkaktoi dëme të mëdha materiale e cila e pamundëson funksionimin e zakonshëm të postës. Bordi drejtues i Postave të Maqedonisë mbrëmë në seancë të jashtëzakonshme  vendosi prej ku do të menaxhojë me ndërmarrjen deri në sanimin e dëmit në ndërtesën kryesore, në të cilën dje shpërtheu zjarr.

Zjarri shpërtheu mbrëmë rreth orës 16.20, dhe sipas drejtorit të Postës Rafis Halitit, kjo ka ndodhur për shkak të instalimit të vjetër të rrjetit elektrik. Zjarri ka shpërthyer në sallën e serverit dhe më pas është shpërndarë nëpër objekt.

Drejtoria e Postave të Maqedonisë do të funksionojë në objektin e Postës 2, e vendosur te Stacioni i ri hekurudhor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button