Marrëveshja e Ohrit po ec me këmbët e breshkës!

12 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, implementimi i saj mesa duket po ec me këmbët e breshkës.

Vetëm dy për qind në vit, ka shënuar rritje implementimi i saj që nga 2001, kur edhe është nënshkruar kjo marrëveshje. Kështu të paktën flasin të dhënat zyrtare të Avokatit të Popullit të Maqedonisë.

‘Nëse shohim analizat që çdo vit i bën Avokati i Popullit dhe përgatit raporte të veçanta mund të vijmë në përfundim se ky proces ec prej fillit nga dy për qind, në vitin 2011 Raporti ynë tregonte se përfaqësimi ishte diku 17.2 për qind, tash jemi në fazën e përgatitjes të të dhënave për vitin 2012, në të cilën kemi futur më tepër specifika apo më tepër të dhëna do të grumbullojmë me qëllim që Parlamentit dhe organeve të cilat duhet ta realizojnë këtë parim, duhet të kenë  pasqyrë shumë më të qartë. Vlerësoj ai si proces ec, por kurrsesi nuk guxon të ndalet dhe duhet të ec më shpejtë sesa që është duke ecur si i tillë’ tha Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Ndryshe, që nga viti 2003 me miratimin e Ligjit të ri për Avokatin e Popullit, komfor kushtetutës së RM-së, kompetenca për kontrollimin apo monitorimin e institucioneve sa i përket përfaqësimit të drejtë i është dhënë Avokatit të Popullit.

‘Jo rastësisht me Marrëveshjen e Ohrit kjo kompetencë i është dhënë Avokatit të Popullit dhe jo rastësisht është futur si fundament i sistemit juridiko kushtetues të Republikës së Maqedonisë, për hir të asaj se qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të gjithë organet dhe të gjithë sistemet duhet ti ndjejnë si të tyre dhe duhet të kenë besim në ta’ potencoi Memeti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button