Kryetari i PDSH-së priti në takim Stefano Sanino

Në selinë qendrore të Partisë Demokratike Shqiptare, Kryetari z.Menduh Thaçi priti në takim drejtorin e Drejtoratit për zgjerim të Bashkimit Europian z.Stefano Sanino. Në takim është biseduar për situatën aktuale politike në vend, për zgjedhjet lokale dhe tema të tjera.

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi pas takimit për mediat deklaroi: “Me zotëri Sanino sot biseduam më shumë për çështjen aktuale politike në vend, ai shprehi interesim të thellë për atë se si e shohim ne këtë situatë. Unë i thash qëndrimet tona se qeveria fatkeqësisht nuk demonstron vullnet të fortë politik për të aplikuar demokracinë, dhe po ashtu i thash që ne nuk do të bëhemi pjesë e këtyre lojërave që nuk kanë të bëjnë me ne. E sigurova se do të vazhdojmë të punojmë me Bashkësinë Ndërkombëtare që zgjedhjet e ardhshme, ato lokale, mundësisht të jenë sa më të rregullta, sa më korrekte dhe sa më demokratike”. 

Në pyetjen e gazetarëve se: A pritet që zgjedhjet lokale të jenë korrekte dhe cili është komenti për kandidaturat e BDI-së, kryetari i PDSH-së u përgjigj:

“Është pak e vështirë ta them atë se çka pres, është një situatë e tensionuar, nuk është veç Kërçova një fushëbetejë ku BDI-ja na mund padrejtësisht me një rezultat të thellë 20 mijë me 200. Kam biseduar me zotëri Sanino edhe me Ambasadën e SHBA-ve, që ta informojmë për gjithçka Bashkësinë Ndërkombëtare.

Sigurisht nuk ka shumë kohë për të përmirësuar këtë atmosferë, të shpresojmë në zgjedhje korrekte. Në një shtet ku është prish regjistrimi në vitin 2011 është iluzion të presësh që të ketë zgjedhje korrekte, megjithatë ne duam të demonstrojmë se jemi pjesë e ecjes përpara dhe pjesë e kultivimit të demokracisë edhe pse kjo mund të ketë fund”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button