Shteti do të jep 2.3 milionë euro për zgjedhjet

Shteti duhet të ndajëë 2.250.000 euro për financimin e zgjedhjeve lokale, ndërsa sa para do të duhet të japin autoritetet lokale, ende nuk dihet saktë.

Sot Komisioni Shtetëror Zgjedhor miratoi planin financiar për zgjedhjet lokale, me të cilin parashihen rreth 2.3 milionë euro për zgjedhjet lokale, ndërsa sipas ligjit, mjete shtesë do të duhet të japin edhe komunat.

Sipas kryetarit të KSHZ-së, Boris Kondarko, paratë e aprovuara janë të parapara për zgjedhjet lokale, por në pajtim me nenin 88 paragrafi 4 i Kodit zgjedhor, meqë bëhet fjalë për zgjedhje lokale, pjesa tjetër e shpenzimeve për zbatimin e procesit zgjedhor do të bie në shpinën e komunave. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button