Kaba: Gjithçka do vendoset në kordinim me kryesinë qëndrore të RDK-së

Mënyra dhe forma e pjesmarrjes së RDK-së në zgjedhjet lokale të Marsit për qytetin e Strugës është një vendim që do të merret në kordinim me kryesinë qëndrore të RDK-së. 

“Akoma nuk kemi diçka për të bërë publike, pozicionet tona janë ato të mëparshmet. Nëse do të ketë ndonjë ndryshim ajo do të jetë në kordinim të plotë me kryesinë qëndrore të partisë dhe kryetarit Rufi Osmani”, u shpreh  kandidati i RDK-së për Strugën z.Gajur Kaba pyetjes nga Portalb se a do të ketë ndonjë koalicion parazgjedhor për Strugën në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Kaba theksoi se ditën e ejnte dega e RDK-së në Strugë ka organizuar një takim, ku është i ftuar edhe kryetari i partisë Rufi Osmani dhe se në këtë takim do të diskutohet në shumë sfera, por kjo nuk do të thotë se pas kësaj dite ne do të kemi një qëndrim definitiv për mënyrën e garimit në zgjedhjet lokale, u shpreh ai. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button