TI: Largimi i gazetarëve, akti më jodemokratik gjatë 22 viteve të fundit

Dëbimi i dhunshëm i gazetarëve nga galeria kuvendore më 24 dhjetor, si hyrje e largimit brutal të deputetëve të opozitës nga po e njëjta sallë, zbatuar nga forcat speciale policore në uniforma civile, paraqet pikën më të ulët të rregullave dhe ligjeve demokratike në përvojën demokratike të Maqedonisë gjatë 22 viteve të fundit, porositi organizata Transparency Ineternacional në raportin e saj për muajin dhjetor për luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit dhe për gjendjen me transparencën në shoqërinë.

“Konkretisht me shkeljen e nenit 16 të Kushtetutës së RM-së, me të cilën garantohet ndalesa e censurës në Maqedoni, pushteti përdori metoda që janë karakteristikë gjatë kryerjes së grushtshteteve dhe vendosjen e masave speciale për shpalljen e situatave të jashtëzakonshme. Në mënyrën më të vrazdhë policore, opinionit iu pamundësua raportimi profesional për ngjarjet në Kuvendin e RM-së gjatë miratimit të buxhetit për vitin 2013. Zyrtarisht duke shprehur keqardhje për këtë ngjarje, pushteti paralelisht e pranoi rolin e vet në të dhe aktin e shkeljes së Kushtetutës”, thuhet në raportin.

TI paralajmëron se shteti bashkëkohor i Maqedonisë mund të ekzistojë vetëm nëse është demokratik, me të gjitha aspektet e të jetuarit dhe veprimit politik që i nënkupton dhe i lejon demokracia, duke përfshirë edhe funksionimin e lirë të mediave, “në të kundërtën, vihet në pikëpyetje ekzistenca e shtetit maqedonas në kufijt dhe me rregullimin kushtetues që e njohim”, thuhet në raportin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button