Disa lagje të Tetovës pa ujë të pijshëm

Disa lagje të Tetovës kanë problem me ujin e pijshëm dhe kjo , ndodhë si pasojë e zvogëlimit  të uijt të pijshëm nga burimet, e malit Sharrë dhe të  ngricave që zvogëlojnë sasinë e ujit të pijshëm , në malin Sharr . Si pasojë e kësaj disa lagje të qytetit tani për tani nuk kanë ujië të pijshëm dhe janë duke u përballuar me mungesën e ujit .

Drejtori i Ndërmarjes Publike Komunale “Tetova”, Ajet Murati, thotë se është  i njoftuar me këtë situatë dhe ka angazhuar cisterna për të furrnizuar këto lagje me ujë të pijshëm 

“Qyteti i Tetovës tani për tani  është duke u furnizuar me 150 litra ujë nga burimet dhe me 40 litra ujë nga puset ku përafërsisht kemi 190 litra ujë në sekondë. Ne presim që me shkrirjen e borës në Sharr sasia e ujitë të shtohen por kjo nuk varet nga ne por nga kushtet klimatike. Është e vërtet se kemi probleme me disa lagje që janë në rrëzë të malit Sharr dhe në mundohemi që nëpërmjet cisternave ti furnizojmë këto lagje, probleme kemi me një pjesë të lagjes Drenovc dhe me lagjet Breza një  dhe dy “, thotë Murati. 

Ndryshe komuna e Tetovës ka filluar me rregullimin e ujisjellsit , i cili është duke u realizuar me vetë financimin e komunës pa përkrahjen  e qeveris së Maqedonisë , e cila ka detyruar  komunë e Tetovës për përfundimin e të së njetës të shes disa lokale në pronësi të Ndërmarjes Publike Komunale. /Portalb      

Lajme të ngjashme

Back to top button