Strugë, KV Struga 2, ndryshon qëndrim. Mbështesim propozimin e KQ të BDI-së për Strugën

Këshilli vendor BDI-së, Struga 2, në Strugë, përpërmes një komunikatë për shtyp e nxjerrë nga takimi i mbajtur dje në lidhje me knadidaturën e kësaj partie për kryetar në komunën e Strugës, ka ndryshuar qëndrimin e mëparshëm ku shprehej se në rast se KQ e BDI-së nuk e mbështet kandidaturën e Ramiz Merkos për kryetar, nga kjo nëndegë do ti bojkotojnë zgjedhjet lokale, në shenjë pakënaqësie ndaj mospërfiëlljes së propozimit të nëndegëve të Strugës për kandidaturën e kësaj komune. 

KV Struga 2, ka dalë me qëndrim se respekton dhe i përkrah vendimet e marra per zgjedhjet lokale  nga ana e këshillit të përgjithshëm, që z. Arben Labënishti të jetë kandidat për kryetar të komunës së Strugës.

Në komunkatë thuhet:

Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë të  Këshillit Vendor Struga – 2 më datë 14.01.2013 me anëtarët e  kryesisë të  këshillit pa emocione dhe pa u ndikuar nga askush u vendos që :

Kryesija e Këshillit Vendor Struga – 2 i respekton dhe i përkrah vendimet e marra per zgjedhjet lokale  nga ana e këshillit të përgjithshëm që z. Arben Labënishti të jetë kandidat për kryetar të komunës së Strugës.

Ne unanimisht  mbështesim dhe respektojme vendimin e Kryesisë të këshillit të Përgjithshëm të BDI-së të cilët kandidaturat i kanë përzgjedhur në bazë të vlerave dhe parimeve themelore të BDI-së për cilësi,  transparencë, përgjegjësi, ndershmëri dhe dinjitet, në bazë të përcaktimeve për zgjedhje të lira,  fer dhe demokratike  dhe përcaktimeve  për rezultate të prekshme në ngritjen e standardit të jetës së qytetarëve tanë në nivel lokal.
Kryesia e  Këshillit Vendor Struga – 2 bën të ditur se janë të gatshëm që për zgjedhjet e lokale të caktuara ne 24 Mars 2013 do të angazhohemi dhe do te punojmë sebashku fuqimisht me të gjitha forcat  tona të dëshmuara në 4 zgjedhjet e fundita si fitimtarë.
Të gjithë së bashku do të angazhohemi për fitoren absolute te BDI-së në komunën e Strugës që z. Arben Labënishti të zgjidhet kryetar i komunës së Strugës.  

KV Struga 2, Strugë   /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button