Sanino për vizitë në Shkup, takime me kreun politik

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për zgjerim të Komsionit Evropian, Stefano Sanino sot qëndron për vizitë pune në Maqedoni. Sanino do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki. 

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, Poposki para Saninos do të elaborojë reformat e arritura në Republikën e Mqedonisë të cilat kontribuan që KE-ja për herë të katërt ta konfirmojë rekomandimin për fillimin e negociatave inkuadruese të vendit tonë për anëtarësim në BE. 

Ministri Poposki do t’a njohë bashkëbiseduesin edhe me rezultatet nga vizita e funit e mediatorit Metthew Nimetz në Shkup, si dhe me aktivitetet që Repubika e Maqedonisë i ka marrë në drejtim të promovimit të marrëdhënieve të fiqnjësisë së mirë. 

Sanino do të ketë takim edhe me liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovskin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button