DAP: Paraqitni tatimet, mos prisni momentin e fundit!

Me 15 mars skadon afati në të cilin personat juridik dhe fizik duhet të dorëzojnë raportet vjetore deri tek Drejtoria e të Ardhurave Publike. 

Këtë për Portalb e ka bërë të ditur, zëvendës drejtori Ismet Guri.

Ai apelon që qytetarët të paraqesin të dhënat me kohë, mos ta lënë për momentin e fundit, siç e kanë bërë traditë viteve të fundit.

‘Afat për paraqitjen e të dhënave kanë të gjithë deri më 15 mars. Nëse kjo nuk bëhet me kohë ka sanksione deri më 1000 euro. Në rast se futet kontrolle e DAP-it dhe vërtetohet ka gjasa që për persona fizik dënimi të shumëzohet për 70 për qind’ tha Guri.

Nëse deri në afatin e parashikuar subjektet ekomomike nuk dorëzojnë raport vjetor për të ardhurat e paguara, si dhe qytetarit nuk i japin llogari përmbledhëse për vitin 2011, ligji parashikon gjobë në vlerë prej 2.000 deri 3.000 euro në kundërvlerë të denarit, ndërsa për shkeljen e bërë të personit përgjegjës të firmës, do t’i shqiptohet gjobë në vlerë prej 750 euro në kundërvlerë të denarit.

Në vitin 2010 paraqitjen tatimore e kanë realizuar 160.293 persona apo 83 për qind e personave që kanë pasur obligim ta bëjnë një gjë të tillë, ndërsa sipas të dhënave të Drejtorisë për të Ardhura Publike, 2011-ën këtë e kanë bërë rreth 200 mijë aq sa edhe janë të obliguar me ligj. 

Deri më 15 mars, qytetarët do të duhet të paraqesin të dhënat e vitit 2012./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button