Komisioni për antikorrupsion kërkon ndërprerjen e punësimeve

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka kërkuar ndërprerjen deri në përfundimin e zgjedhjeve vendore të punësimeve në administratë, në nivel qendror dhe lokal.

“Në lidhje me numrin e rritur të shpalljeve për punësime në nivel qendror dhe lokal, vlerësojmë se bëhet fjalë për aktivitete të vendosura në kontekst të zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe për këtë shkak kërkojmë që institucionet shtetërore – shpallësit në nivel qendror dhe lokalë, t’i ndërpresin të gjitha veprimtaritë e mëtutjeshme në lidhje me shpalljet e publikuara për punësim, deri në përfundimin e procesit zgjedhor respektivisht me konstituimin e organeve të reja të zgjedhura”, thonë nga KSHPK

Njëherit, nga KSHPK kërkohet që të mos publikohen shpallje të reja për punësim, ndërsa i kërkohet drejtpërsëdrejti Agjencisë për Administratë të ndërpresë të gjitha procedurat e punësimit të nisura para datës 11 janar, ditës kur u shpallën zgjedhjet lokale./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button