Strugë, qentë endacakë, rrezikojnë qytetarët

Numri i qenve endacakë nëpër rrugët e Strugës dita ditës po shtohet dhe problemi i qytetarëve me këtë sitautë po merr përmasa edhe më të larta.

Edhe pse si pasojë e kësaj problematike, qytetarët përmes mediumeve por edhe drejtpërdrejt në organet përgjegjëse kanë reaguar dhe kanë apeluar për ta zgjedhur këtë problem, struganët akoma po vuajnë nga  numri i madh i qenve pa të zot, të cilët rrezikojnë lëvizjen e lirë të tyre madje edhe në qendër të qytetit.

“Kjo situatë është vërtet e turpshme, nuk e kuptoj se si nuk ju bie në sy oragneve të pushtetit lokal kjo situatë. Nuk e di ndoshta ato vetë asnjëherë nuk dalin të shëtisin në Strugë, por ne vërtet jemi të rrezikuar nga gjithë këto qen endacak, të cilët nuk janë as të vaksinuar”, thotë Biljana Z. nga Struga.

“Nuk e di si ta komentoj, kemi frikë ti lëshojmë fëmijët tanë për në shkollë, kjo nuk mund të tolerohet kështu. Çdo ditë ka më shumë qen nëpër rrugët e qytetit. Para dy ditësh un shpëtova një djal; në një fushën e sportit këtu, ju vërsulën 4 qen dhe djali i tmerrua, rastësisht u ndodha afer dhe e ndihmova” thot Zija R.

Përveç rrezikimit të qytetarëve qentë endacak shpesh herë kanë qënë edhe shkaktarë për aksidente të rrezikshme automobilistike në këtë qytet.

Na komuna e Strugës thonë se përgjegjëse për këtë problem është e NPK të Strugës, ndërsa nga NPK edhe pse kanë deklaruar disa herë se do e ken situatën në mbikqyrje, siç duket kjo gjë akoma nuk po ndodh, ndërsa ato që e pësojnë dhe që rrezikohen janë qytetarët e Strugës dhe vet imazhi i qytetit turistik. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button