“Aman” mblodhi 12.000 nënshkrime

“Kemi mbledhur 12.000 nënshkrime, por do të vazhdojmë edhe gjatë  ditëve të ardhshme. Planifikojmë që deri në fund të muajit t’i dorëzojmë në Kuvend nënshkrimet e mbledhura së bashku me propozim-ndryshimet e Ligjit për energjetikë dhe shpresoj se shumica e deputetëve të kenë mirëkuptim për kërkesat e popullit dhe se do t’i pranojnë”, thekson Aleksandar Goçev, aktivist i shoqatës civile “Aman”.

Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve zgjat deri më 30 janar. Më pas Kuvendi në seancë plenare duhet të vërtetojë nevojën e ndryshimeve të Ligjit për energjetikë dhe të fillojë procedura e rregullt kuvendore për ndryshimin e ligjit.

Nga nisma qytetare theksojnë se planifikojnë ta shkurtojnë procedurën. Shpresojnë se do ta dorëzojnë materialin deri në Kuvend që të mund deputetët para zgjedhjeve lokale të prononcohen për ndryshimet e kërkuara të ligjit.

“Aman” propozon vendosjen e rrymës së lirë tri orëshe në periudhën prej orës 12 deri në ora 18, si dhe rregullimin ligjor të ngrohjes, në të cilën do të qëndrojë se qytetarët që heqin dorë nga ngrohja të paguajnë kompensim./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button