Mbi kapacitetin integrues të Bashkimit Evropian

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova

Shumë shpejtë pas zgjerimit të madh të 2004 dhe 2007, Bashkimi Evropian prezantoi konceptin e “kapacitetit të tij absorbues” në strategjinë e tij të zgjerimit. Ky koncept i referohej aftësisë së Bashkimit për të mbajtur kursin e integrimit evropian paralelisht me zgjerimin. U përcaktuan tre komponentët  e tij kryesorë: institucionet, politikat e përbashkëta dhe buxheti. Me fjalë të tjera, Bashkimi Evropian do të jetë në gjendje të zgjerohet aq sa institucionet, politikat dhe buxheti i tij mund të përballojnë. Disa shtete në diskutimet dhe pikëpamjet e tyre morën parasysh elementin e kapacitetit gjeopolitik, përkatësisht kapacitetin e BE-së për të garantuar sigurinë e saj strategjike, si dhe opinionin publik të shteteve anëtare, ndërsa përveç buxhetit ata theksuan elementin ekonomik, pra kapacitetin e tregut. BE-ja Paralelisht me prezantimin e konceptit të “kapacitetit absorbues”, aktuale ishin edhe diskutimet mbi “lodhjen nga zgjerimi” dhe “kufijtë përfundimtarë të BE-së” aktuale. Mesazhi kryesor për kandidatët ishte se BE-së i duhet kohë të rimëkëmbet dhe të stabilizohet brenda deri në zgjerimin e ri, me përjashtim të Kroacisë. Dhe sigurisht që ky mesazh nuk u mirëprit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Së shpejti në vend të termit “kapacitetit absorbues” gjithnjë e më shumë filloi të përdoret termi  “kapaciteti integrues”. Rezultatet e një projekti kërkimor në nivel të BE-së kushtuar kapacitetit integrues të BE-së (MAXCAP – maksimizimi i kapacitetit integrues të BE-së), i cili përfundoi në vitin 2016, e definojnë kapacitetin integrues si të brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm. I brendshmi i referohet gatishmërisë së Bashkimit për të zgjerohet, ndërsa i jashtmi – gatishmërisë së kandidatëve për t’u integruar në BE. Në këtë do të shqyrtojmë kapacitetin e brendshëm të BE-së, i cili përfshin tre elemente: mbështetja publike, reforma institucionale dhe krijimi i politikave. Elementi i fundit –  krijimi i politikave përfshin vendimmarrjen, zbatimin dhe stabilitetin financiar.

Sipas gjetjeve të projektit të përmendur nga viti 2016, zgjerimi me anëtarët e rinj nuk rrezikoi funksionimin institucional të Bashkimit, as procesin legjislativ dhe zbatimin e ligjit në nivel të BE-së. Nga ana pozitive është konstatimi se diferencat në zhvillimin ekonomik nuk janë rritur. Prandaj përfundimi i atëhershëm ishte se vendet e reja anëtare ishin integruar me sukses në institucionet e BE-së. Nga ana tjetër, mbështetja e publikut për zgjerimin kishte rënë. Edhe atëherë, u theksua një kapacitet i ulët për integrim politik, duke pasur parasysh dobësitë e sundimit të ligjit dhe mekanizmat e BE-së në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Vlerësimi për kapacitetin integrues të BE-së nuk është statik, ai ndryshon në varësi nga kushtet dhe konteksti. Paralajmërimet se ndryshimet në vendet e reja anëtare në nivel politik nuk janë të pakthyeshme kanë provuar të jenë të vërteta me ritmin e tendencave joliberale. Përpjekjet për të pasuruar mekanizmat e sundimit të ligjit të BE e sollën kulmin e ndarjeve politike këtë vjeshtë, të cilat nga ana tjetër kanë rezultuar me kapacitet të zvogëluar institucional – për të vendosur mbi buxhetin shumëvjeçar të Bashkimit.

Kriza e migracionit ka nxjerrë në sipërfaqe ndarjet politike të fshehura deri në atë kohë, të shprehura në pamundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mbi politikën e migracionit të BE-së. Debati i vazhdueshëm mbi Paktin për migrim dhe azil të BE-së të propozuar nga Komisioni Evropian ende nuk ka treguar nivelin e marrëveshjes midis vendeve anëtare për këtë çështje të rëndësishme. Institucionet e BE-së, pas përgjigjes fillestare të ngathtë, po përpiqen të përdorin krizën e shkaktuar nga pandemia KOVID-19 si një mundësi jo vetëm në nivel deklarativ, por edhe realisht, për të treguar solidaritet midis vendeve anëtare dhe për të rritur kapacitetin e tij integrues. Sidoqoftë, edhe kjo përpjekje u ndesh me sfida serioze, pasi paketa u bllokua për shkak të mos-gatishmërisë së Polonisë dhe Hungarisë për sundimin e ligjit.

Sigurisht, Brexit gjithashtu kishte një ndikim në aftësinë integruese të Bashkimit, veçanërisht në buxhetin e tij. Sipas vlerësimeve, kontributi mesatar vjetor neto i Mbretërisë së Bashkuar në dhjetë vitet e fundit ka qenë 9-10 miliardë euro.

Prandaj, tendencat aktuale nuk mbështesin përfundimin për forcim të kapacitetit integrues të BE-së. Ndërsa kjo, nuk do të thotë që tendencat nuk mund të ndryshohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button