Google jep lajmin e keq për përdoruesit e Chrome

Janari 2022 mund të duket i largët por për përdoruesit e Windows 7 është një datë që duhet mbajtur mend. Edhe pse sistemi operativ arriti fundin e jetës në Janar të 2020, ende miliona njerëz përdorin sistemin operativ globalisht, shkruan Pcworld.al.

Këta përdorues kanë nevojë për mbështetje me përditësime jo vetëm nga Microsoft por edhe nga zhvilluesit e softuerit.

Për ata që përdorin Chrome në Windows 7, Google tashmë ka vendosur një datë specifike kur mbështetja për shfletuesin e e tyre të preferuar do të përfundojë.

Google ka vendosur të braktisë Chrome në këtë sistem operativ në Janar të 2022. Fillimisht ishte vendosur në Korrik të 2021 por Google vendosi ta shtyjë me 6 muaj të tjerë.

Kështu përdoruesit kanë shans të migrojnë Windows 7 në një sistem operativ tjetër si Windows 10 ku ekziston mbështetja për shfletuesin Chrome.

Edhe pse në rënie, sipas të dhënave të NetMarketShare, Windows 7 24% të tregut dhe madje kohët e fundit është rritur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button