Pozita më të larta për gjykatësit e “Monstrës” dhe “Pjesët rezervë të tankeve”

Gjykatësja Dijana Gruevska Ilievska e cila kryeson procesin e përsëritur gjyqësor “Pjesët rezervë të tankeve” kundër ish-kryeministrit Vllado Buçkovski u emërua gjykatëse për kriminalitet të organizuar, ndërsa gjykatësi i “Monstrës”, Ivica Stefanovski u emërua në zëvendës kryetar i Gjykatës Penale”, informon televizioni Kanal 5.

Këto ndryshime me orarin vjetor i bëri kryetari i ri Vlladimir Pançevski i cili paraprakishtë gjykoi për kriminalitet të organizuar dhe me zgjedhjen e tij u lirua vend për gjykatës në këtë sektor. Ai për Kanal 5 deklartoi se për zëvendës të tij ka vendosur gjykatësin Ivica Stefanovski.

Lidhur me procesin gjyqësor për rastin “Pjesët rezervë të tankeve”  i cili është në përfundim e sipër me procedurën e dëshmimit, Pançevski për Kanal 5 deklaroi se gjykatësja Gruevska Ilievska ndonëse është transferuar në kriminalitet të organizuar, do ta përfundojë këtë gjykim. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button