Prej nesër, opozita do të marshojë në të gjitha qytetet

Opozita e bashkuar nga dita e nesërme do ta ndryshojë orarin e marshit protestues, me atë që ata do mbahen çdo ditë pune në qytete të ndryshme të Maqedonisë. 

“Opozita e bashkuar gjatë ditës në më shumë qytete do të bllokojë nga një udhëkryq me rëndësi në periudhën prej 12 deri 12.30 dhe atëherë do ta organizojë Parlamentin qytetar. Fillojmë nga Prilepi, ku nesër nga ora 18.00 deri në orën 19.00 udhëheqësia e LSDM-së së bashku me qytetarët do të marshojë nëpër rrugët e qytetit”, tha në konferencën e sotme për shtyp, nënkryetar i LSDM-së, Gordan Georgiev. 

Pas Prilepit pasojnë Strumica, Shtipi e Ohri. Në Shkup, Unioni për ardhmëri nesër do ta bllokojë udhëkryqin në bulevardin “Aradhat Partizane” dhe rrugën “Ruzveltova” te Simpo./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button