Mjeku Arjan Harxhi: Ja çfarë i bashkon infeksionin HIV/AIDS me Kovid-19, vaksina do të jetë histori suksesi

Në Ditën Ndërkombëtare kundër SIDA-s, mjeku Arjan Harxhi tha për gazetaren Ilva Tare se ende sot pas kaq shumë vitesh pacientët me HIV paragjykohenn dhe diskriminohen nga shoqëria, sidomos sa i përket prirjeve të tyre seksuale, shkruan Euronews Albania, transmeton Portalb.mk.

Ai shpjegoi se virusi HIV dhe ai SarsCov2 apo COVID-19 janë të ngjashmë në disa pikëpamje, pasi të dy kanë krijuar një emergjencë mjekësore globale në formë epidemie dhe të dyja kanë lindur për shkak të një pakujdesie në sjelljen njerëzore.

Mjeku Harxhi theksoi se me gjithë një rënie të ulët të shifrave me HIV gjatë këtij viti, kjo epidemi nuk është frenuar në vendin tonë.

“HIV dhe COVID hyjnë në grupin e sëmundjeve infektive emergjente që kanë shpërthyer së fundmi dhe kanë dhënë të dyja pandemi dhe përhapja e tyre vjen si pasojë e një sjelljeje njerëzore të pakujdesshme. Por ajo që do të thoja në lidhje me HIV është se është sfumuar pak atmosfera për shkak të pandemisë së COVID, por vazhdon epidemia e infeksionit HIV të jetë e pranishme në Shqipëri.

Ndryshe, në Shqipëri flitet për 81 raste të reja, kemi një rënie të lehtë nga 2-3 vite më përpara. Kjo nuk do të thotë se epidemia është frenuar, por shumica e këtyre rasteve janë në stad sëmundjeje për shkak se numri i testimeve në Shqipëri është i ulët”, tha mjeku…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button