RMV, Propozim i QMK: Kuvendi ta vazhdojë gjendjen e krizës

Qeveria të kërkojë nga Parlamenti të sjellë vendim për vazhdim të gjendjes së krizës, e cila u shpall në vend më 20 nëntor, me kohëzgjatje prej 30 ditësh, që do të thotë deri më 20 dhjetor. Rekomandimi për vazhdim të gjendjes së krizës doli nga takimi i dytë i Grupit për vlerësim të Qendrës për menaxhim me kriza, njofton Portalb.

“Në pajtueshmëri me rendin e ditës, në takim është formuar propozim deri te Komiteti drejtues për koordinim në sistemin për menaxhim me kriza, Qeveria të dërgojë propozim deri te Kuvendi për vazhdim të gjendjes së shpallur të krizës në territorin e Maqedonisë së Veriut për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte të ekzistimit të pandemisë së shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe parandalim të përhapjes së virusit korona me përmasa të rritura”, thuhet në njoftimin nga QMK-ja.

Ndryshe, sipas Ligjit për menaxhim me kriza, gjendja e krizës nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë. Në qoftë se ekziston nevoja për periudhë më të gjatë, atëherë Kuvendi duhet ta aprovojë atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button