RMV, protestuesit përsëri bllokuan autostradën, kërkojnë plotësimin e kërkesave
Qytetarët e Tetovës përsëri e bllokuan segmentin e autostradës Zhelinë-Bërvenicë,si formë e revoltës për shkak rritjes së çmimit të rrymës elektrike, transmeton Portalb.mk.
Protestuesit vlerësojnë se nuk do të ketë rahati, deri në plotësimin e kërkesave.
Javën e kaluar organizatorët realizuan ekspozitë me fotografi të faturave të energjisë elektrike u organizua sot në Tetovë nga iniciativa “Boll Më”. Pasi provuan shumë lloje të protestave, sipas organizatorit Osmani, ngjarja e sotme është mënyrë artistike për t’i thënë EVN-së, “Boll më”. Ndërkaq nga kjo iniciativë janë drejt përfundimit të propozim ligjit në të cilin parashihen të gjitha kërkesat e tyre, ndërkaq për Portalb.mk, deputetët e partive shqiptare thanë se do ta përkrahin këtë propozim ligj.
Çfarë përmban propozim ligji i përpiluar nga iniciativa “Boll më”?
Tre prej gjithsej shtatë kërkesave që i kanë, ka hapësirë të zgjidhen përmes ligjit ndërkaq të tjerat ju takojnë institucioneve tjera, edhe atë Qeverisë së RMV-së dhe EVN-ja.
“Nga gjithë kërkesat që i kemi, tre i takojnë parlamentit, ata të treja do të futen në parlament, që është përcaktimi i çmimit, krijimi i një institucioni të pavarur i cili do të monitoroje punën e EVN-së, do të monitoroje orëmatësit e EVN-së dhe mënyrën se si matin si dhe falja e borxheve dhe kamatë vonesave për rastet speciale” tha Osmani.
Cilat janë kërkesat e këshillit organizativ?
- Anulimi i rritjes së fundit të çmimit së energjisë elektrike.
- Zbritja e çmimit të kilovatit për 46%.
- Eliminimi i monopolit të EVN-së
- Ulja e TVSH-së nga 18% në 5%.
- Krijimi i një trupi të tretë arbitrar i cili do të monitoroje punën e EVN-së, si dhe do të shqyrtoje kërkesat-ankesat e konsumatorëve.
- Falja e borxheve të akumuluara të rasteve sociale
- Shlyerja e kamatë-vonesave për të gjitha shtresat e konsumatorëve.
Ndryshe, Osmani paralajmëroi se me protesta të tilla do të vazhdohet deri në realizimin e kërkesave të tyre, rikujtojmë se ditëve të fundit këta revoltën e tyre e kanë shprehur përmes bllokimit të disa rrugëve më të frekuentuara në vend.
Lexo edhe këtu:
- “Ekspozitë” me fatura të rrymës në Tetovë, protestuesit: Këta janë krimet dhe vjedhjet e EVN-së (VIDEO)
- U bllokua komunikacioni në Tetovë nga protestat kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike
- RMV, Organizatorët e protestave kundër rritjes së çmimi të rrymës kërkojnë takim me grupet parlamentare
- Tetovë, protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, EVN-së iu hodh një thes me para (VIDEO)
- Në Shkup u mbajt protestë kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike (PAMJE)
- Qytetarët e Gostivarit protestuan kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike
- Arijanit Xhaferi: Kompanitë energjetike duan t’i njollosin organizatorët e protestave për shtrenjtimin e energjisë elektrike
- Tetovë, BOLL MË! u mbajt protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike
- Rritja e çmimit të rrymës, protestuesit e bllokuan gjysmë ore autostradën Tetovë – Shkup (VIDEO)
- Tetovë, mijëra banorë të revoltuar dolën në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, rikujtuan ultimatumin e tyre (VIDEO)
- Tetovë, protestë kundër shtrenjtimit të rrymës: ultimatum 10 ditor për përmbushje të kërkesave (VIDEO)
- Rritja e çmimit të rrymës, protesta edhe në Gostivar e Kërçovë, ku pati edhe përplasje fizike me policinë
- Rritja e çmimit të rrymës, protestuesit në Shkup i bllokuan dy udhëkryqe
- Marsh protestues i banorëve të Gostivarit, Dibrës e Kumanovës kundër shtrenjtimit të rrymës
- Qytetarët e Shkupit protestuan kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, durimit të qytetarëve i ka ardhur fundit (VIDEO)
- Rritja skandaloze e çmimit të rrymës në RMV, interesi i kompanive para interesit të qytetarëve!
- RMV, pavarësisht ultimatumit të protestuesve, KRRE nuk do ta ulë çmimin e rrymës elektrike