Ohri do të marrë 97 mijë euro nga buxheti për heqjen e ndërtimeve të paligjshme, sipas rekomandimeve të UNESCO-s

Komuna e Ohrit do të marrë gjashtë milion denarë ose 97 mijë euro nga buxheti i shtetit për të zbatuar rekomandimet nga UNESCO, për të zgjidhur problemin e ndërtimeve pa leje. Në seancën e fundit të 24-të të Qeverisë së RMV-së, u mor vendim për shpërndarjen e fondeve të parashikuara në nën-programin 30-Urbanizmi dhe ndërtimtaria, për grante kapitale në njësitë e vetëqeverisjes lokale nga buxheti i Ministrisë së transportit dhe lidhjeve për vitin 2020, njofton Portalb.mk.

Ato janë në vlerë prej 46.170.000 denarë (751 mijë euro) për realizimin e disa projekteve në të gjithë vendin. Këtu përfshihet përmbushja e rekomandimeve të UNESCO-s për trajtimin e ndërtimeve pa leje, për të cilat janë ndarë gjashtë milion denarë.

Aktualisht, në komunë është duke u zhvilluar një procedurë tenderimi për përgatitjen e dokumentacionit urban për plazhet, ndërsa kryetari i Komunës së Ohrit, Konstantin Georgieski, shpreson që kjo do të përfundojë deri në janar të vitit të ardhshëm.

“Në shkurt ose mars, do të shpallet një thirrje e re për marrjen me qira të plazheve me koncesion dhe e gjithë ajo situatë problematike me plazhet do të marrë fund përfundimisht. Është e nevojshme të bëhet një vlerësim strategjik, në përputhje me planin e menaxhimit, vlerësimin strategjik të ndikimit mjedisor të atyre objekteve, për të përcaktuar se cilat objekte do të hiqen, cilat pajisje mund e cilat nuk mund të përfshihen në Planet e ardhshme urbanistike”, tha kryetari i Ohrit.

Përndryshe, verës Komuna e Ohrit publikoi të dhëna se ka 1,076 ndërtime pa leje, nga të cilat 409 janë në zonën e mbrojtur. Pak ditë më vonë, kryetari i komunës së Ohrit Konstantin Georgievski tha se UNESCO nuk kërkon të prishë të gjitha ndërtimet e paligjshme, por të bëjë një vlerësim se si ato ndikojnë në zonën e mbrojtur dhe që sipas tij, një duzinë objekte do të duhet të shkatërrohen. Ai pastaj tha se komuna nuk mund të merret vetë dhe kërkoi ndihmë nga shteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button