Të hënën do të kemi 40 gradë celsius!

Vala e nxehtë që ka kapluar Maqedoninë do të vazhdojë dhe në ditët në vijim. Dita më e nxehtë do të jetë dita e hënë ku temperatura pritet të arrijë deri në 40 gradë.

Enti hidrometeorologjik bën të ditur se rritja e temperaturave ka ndikuar që Maqedonia, që nga dita e djeshme të rikthehet në fazën e verdhë dhe me shkallë të indeksit 8 dhe 9 ultra violet. 
Sipas sinoptikanes, Ivana Petroviç, e marta mund të sjellë ndonjë reshje të dobët lokale, por jo edhe ulje temperaturash. 

“Mot të ndryshueshëm presim gjatë ditës së martë kur do të kemi edhe reshje të shiut, do të fryjë erë nga veriu, megjithatë në pjesën e jugut temperaturat sërish do të jenë të larta, rreth 40 gradë ndërkohë që në pjesën e veriut do të kemi luhatje temperaturash, mes 32 dhe 40 gradë. Për shkak të temperaturave të larta edhe vlera e indeksit ultra violet është e lartë, mes  8 dhe 9”, tha për Alsat-M Ivana Petroviç.

Lajme të ngjashme

Back to top button