Shpresa të reja për vaksinat kundër Kovid-19
Të dhënat e botuara të enjten tregojnë se vaksina e mundshme për koronavirusin e kompanisë AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit shfaq një rritje të ndjeshme të imunitetit tek moshat më të vjetra, raporton VOA, derisa kompanitë tjera kanë filluar të shfaqin rezultatet e efektit të vaksinës, që lëvizin mbi 90% varësisht nga kompania.
Të dhënat për vaksinën e mundshme të kompanisë AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit, të cilat u raportuan pjesërisht muajin e kaluar, por u botuan të plota sot në revistën mjekësore Lancet, tregojnë se njerëzit e moshës mbi 70 vjeç, që janë në rrezik më të lartë për t’u sëmurur me COVID-19, mund të krijojnë imunitet të fortë ndaj sëmundjes.
Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech kanë konfirmuar se vaksina e tyre kundër koronavirusit “ofron mbrojtje 90%”, ndërkohë vlerësimet e fundit kanë theksuar se efekti i vaksinës ka arritur deri 95%. Dy kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratimin emergjent të vaksinës së tyre në fund të këtij muaji.
Pfizer ka thënë se beson se do të sigurojë 50 milionë doza të vaksinës deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliard të tjera deri në fund të vitit 2021. Në zhvillim e sipër janë edhe vaksina të tjera kundër koronavirusit.
Gjatë javës, Kompania amerikane Moderna thotë se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është rreth 95% efektive. Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive Pfizer dhe BioNTech.
Ndryshe, ndikimi i vaksinës së re për Kovid-19 do të ndihet ndjeshëm gjatë verës, ndërsa jeta duhet të kthehet në normale deri në dimrin e ardhshëm, tha një nga shkencëtarët që e krijuan vaksinën, prof. Ugur Sahin. Sahin, bashkëthemelues i BioNTek, tha se ky dimër do të ishte akoma i vështirë sepse vaksina nuk do të kishte ndikim të madh mbi numrin e infektimeve.
Studiuesit thanë se janë duke vazhduar provat e fazës së vonë për të konfirmuar gjetjet dhe për të provuar nëse vaksina mbron nga infeksioni një gamë të gjerë njerëzish, përfshirë ata me sëmundje të tjera.
Rezultatet e provave duhet të mësohen deri në Krishtlindje, thanë shkencëtarët. Ata shtuan se është tepër herët për të ditur nëse dhe sa mirë funksionon vaksina për parandalimin e sëmundjes.
Pfizer dhe BioTech presin që muajin tjetër rregullatorët amerikanë dhe evropianë të miratojnë vaksinën e tyre Kovid-19, pasi testet përfundimtare treguan se siguronte mbrojtje prej 95 për qind dhe nuk kishte efekte anësore serioze.
Përmes programit COVAX, Kosova planifikon të sigurojë 1.2 milion vaksina. Maqedonia Veriore veç ka bërë porosinë prej 800 mijë vaksina, Serbia ka siguruar 1.8 milion doza, dhe Bosnjë e Hercegovina ka porositur mbi 1.2 milion vaksina. Për Shqipërinë ende nuk ka të dhëna, por edhe ky shtet synon të sigurojë vaksinën përmes programit COVAX. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në muajin tetor në seancën e 11-të vendosi për mënyrën e blerjes së vaksinës kundër Kovid-19, përmes mekanizmit Covax. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës kishte sqaruar më herët se Kosova do të përfitojë 360,000 vaksina falas nga Aleanca Botërore e Vaksinimit, e njohur si COVAX
- LEXO: Ballkani sytë kah COVAX-i për vaksinën kundër koronavirusit
- LEXO: Shpërndarja e vaksinës Pfizer kundër Kovid-19 mund të fillojë para Vitit të Ri
- LEXO: Kompania Moderna: Vaksina kundër COVID-19 ofron gati 95% mbrojtje
- LEXO: Asnjëherë në histori nuk ka ndodhur që një vaksinë të zhvillohet kaq shpejtë, vlerësoi kreu i OBSH-së
- LEXO: Jeta normale do të kthehet në dimrin e ardhshëm, tha shkencëtari i cili krijoi vaksinën për Kovid-19
- LEXO: Teoritë e konspiracionit dhe keqinformimi rreth vaksinave kundër Kovid-19
- LEXO: Kovid-19, BE-ja gati për blerjen e vaksinës, Putin i bindur në ato ruse, derisa Trump vonesën e lidh me zgjedhjet në SHBA
- LEXO: Rusia thotë se vaksina e saj ‘Sputnik’ ofron mbrojtje prej 92 përqind kundër Kovid-19
- LEXO: Shkencëtarët gjermanë me origjinë turke kanë zhvilluar vaksinën e parë kundër Kovid-19
- LEXO: Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech thonë se vaksina e tyre kundër Kovid-19 është mbi 90% efektive
- LEXO: Vaksina COVAXIN kundër Kovid-19 mund të jetë gati në muajin shkurt, vlerësoi shkencëtari Kant
- LEXO: Paqartësi për vaksinën e virusit Kovid-19
- LEXO: RMV, njerëzit infektohen për të dytën herë me Kovid-19, lakorja e infektimit nuk po korrigjohet
- LEXO: Vaksinë mund të ketë në dhjetor, por maskat dhe distanca mbeten, thotë Ursula von der Leyen
- LEXO: Gjermani, në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm pritet të nisë vaksinimin kundër Kovid-19
- LEXO: Pfizer: Kërkesa për miratimin e vaksinës nga SHBA, pas zgjedhjeve
- LEXO: Moska planifikon që në fund të vitit të fillojë vaksinimin masiv kundër koronavirusit
- LEXO: Vaksina e Oksfordit krijon përgjigje të fortë imune si te të rinjtë ashtu edhe te të moshuarit
- LEXO: COVID-19, dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës
- LEXO: Oksfordi do të vazhdojë testimin e vaksinës kundër Kovid-19, vullnetari që vdiq nuk kishte pranuar vaksinë
- LEXO: Vaksina kundër Kovid-19, edhe një kompani tjetër i pezulloi punimet
- LEXO: Në fazën e fundit u ndal testimi i vaksinës kundër Kovid-19
- LEXO: Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për blerjen e vaksinës kundër virusit Kovid-19
- LEXO: Mjekët sqarojnë: Kush duhet të vaksinohet kundër gripit këtë vjeshtë