RMV, Qytetarë të pandërgjegjshëm nuk duan të paguajnë 200 denarë në “Drisla”, ashtu që mbeturinat e ndërtimit i hedhin ku të mbërrijnë
Investojnë dhjetëra ose qindra mijëra denarë në rinovimin ose rindërtimin e banesave, shtëpive ose zyrave, ndërkohë nuk duan të paguajnë 200 denarë për hedhjen e mbeturinave të ndërtimit në deponinë “Drisla”. Pothuajse çdo ditë, qytetarë të pandërgjegjshëm dhe punëtorë ndërtimorë në Shkup i hedhin gjithandej mbeturinat e ndërtimit kudo që të mbërrijnë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.
Qytetarët e vendbanimit Trnodol dje me një video kapën punëtorë duke hedhur mbeturina në një vend të paligjshëm dhe kjo situatë shumëfishohet në vende të ndryshme në Shkup – përgjatë lumit Vardar, Treska, Lepenc, përgjatë rrugëve lokale, thjesht njerëzit nuk zgjedhin shumë as nuk mendojnë shumë për ndotjen të mjedisit jetësor.
“Iniciativa 02”, e cila dje publikoi videon ku shihet hedhurinat e ndërtimit duke u hedhur në Trnodol, pyet nëse institucionet kompetente do të ndërmarrin veprime në lidhje me këtë problem dhe nëse do të dokumentojnë shkelësit.
“Meta.mk” ishte në deponinë “Drisla”, e cila është destinacioni ligjor ku duhet të përfundojnë mbeturinat e ndërtimit. Në deponinë e Shkupit, çdokush me një kamion, furgon ose ndonjë mjet tjetër transporti mund të sjellë mbeturinat e ndërtimit të mbetura pas rindërtimit ose ndërtimit të një ndërtese. Për mbeturina të pastra të ndërtimit që peshojnë deri në 1 ton (1.000 kg), deponia “Drisla” merr vetëm 200 denarë, ndërsa hedhja e mbeturinave të ndërtimit të përziera me mbeturinat komunale kushton 680 denarë për ton.
Kjo është një kosto minimale, madje edhe për individë, në relacion me shumën totale të investuar në prishjen e banjove ose mureve të apartamenteve, ndërtimin e fasadave ose ndonjë punë tjetër ndërtimore. Për hir të vërtetës, në deponinë “Drisla” mund të shihen shumë qytetarë dhe punëtorë të ndërgjegjshëm, të cilët me kamionët e tyre vendosën të kalojnë dhjetë kilometra për të arritur në deponinë “Drisla” dhe për të hedhur mbeturinat e mbledhura në vendin e duhur.
Ndërsa ne, si qytetarë, i hedhim mbeturinat ku do që mbërrijmë në natyrë, Ministria e drejtësisë tashmë i ka paraqitur në procedurë parlamentare propozim ndryshimet të Ligjit për kundërvajtje, të cilat do të miratohen në procedurë të shkurtuar. Me ato, gjobat për veprime kundër mjedisit do të rriten me 20 herë në krahasim me gjobat aktuale.
“Projektligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kundërvajtje përmban pesë nene. Me nenin e parë shtohet neni i ri 6-a (në kapitullin – Dispozitat e përgjithshme) i cili i referohet plotësimit të parimeve të tjera me parimin e kompensimit të dëmit nga kundërvajtja e realizuar. Ky parim paraqitet sepse në shumë situata kundërvajtja shkakton pasoja të dëmshme dhe gjoba e shqiptuar ose lloji tjetër i sanksionit kundërvajtës nuk e arrin qëllimin e dënimit. Me nenet 2 dhe 3 ndryshojnë nenin 26 dhe nenin 36 të Ligjit për kundërvajtje, të cilat i referohen shumave (kornizave) të gjobave për individët dhe personat juridikë në të gjitha fushat e shoqërisë. Me këto dy nene parashihet mundësia për rritjen e gjobave në fushën e mjedisit jetësor sepse kornizat e dhëna në artikujt ekzistues janë të papërshtatshme për këtë fushë”, thuhet në shpjegimin e ndryshimeve ligjore.
- LEXO: RMV, Nga java tjetër do të fillojë më në fund heqja e deponisë së zezë te “Shkritorja” në Veles, njoftoi koncesionari
- LEXO: RMV, Banorët e Qendrës do të paguhen deri 1.5 denarë për një shishe plastike të recikluar
- LEXO: RMV, Plani për menaxhim me mbeturinat deri në vitin 2030 – shumë ambicie, pak burime të financave
- LEXO: RMV, aq shumë mbeturina prodhojmë saqë nuk mund as t’i mbledhim (Infografik)
- LEXO: Çdo vit grumbullohen rreth 117.000 tonë mbeturina nga ambalazhi, “Pakomak” i riciklon 28.000 tonë
- LEXO: RMV, Prej tetorit banorët e Qendrës do të marrin nga 1.000 denarë në muaj për riciklim të shisheve të plastikës
- LEXO: Vetëm në Maqedoni, riciklimi nuk është biznes