Nuland: Maqedonia dhe Greqia t’i shfrytëzojnë përpjekjet e Nimetz

“Shpresoj se liderët e Maqedonisë dhe të Greqisë do të jenë në mundësi që të gjejnë zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë për çështjen e emrit dhe se do t’i shfrytëzojnë përpjekjet e ambasadorit Metthew Nimetz për të arritur progres”, deklaroi zëdhënësi i Stejt Departamentit amerikan Viktoria Nuland në brifingun e rregullt në Uashington.

Nuland shtoi se SHBA-të gjithmon kanë mbështetur përpjekjet e Nimetz-it.

“Kur prej nesh të kërkojë të ndihmojmë, atëherë ne tentojmë të jemi të dobishëm. I ndjekim udhëtimet e tij dhe me padurim presim ta dëgjojmë”, tha Nuland. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button