Qendra evropiane për kriminalitet kompjuterik (EC3) hapet më 11 janar

Qendra e re evropiane për kriminalitet kompjuterik (EC3) do t’i mbrojë qytetarët dhe kompanitë evropiane nga kriminaliteti kompjuterik. Komesarja evropiane për punë të brendshme, Sesilija Malmstrom, do të marrë pjesë në hapjen zyrtare të qendrës që është formuar në kuadër të Shërbimit policor evropian – Europol, në Hagë (Holandë).

Qendra për kriminalitet kompjuterik dukshëm do të kontribuojë për rritjen e kapacitetit të BE-së për luftë kundër kriminalitetit kompjuterik dhe për mbrojtjen e internetit të lirë, të hapur dhe të sigurt. Kriminelët kompjuterikë janë të mençur dhe shpejtë i shfrytëzojnë teknologjitë e reja për qëllime kriminale: EC3 do të na ndihmojë që në mënyrë edhe më të mençur edhe më të shpejtë t’i parandalojmë dhe t’i luftojmë krimet e tyre”, deklaroi komesarja Malmstrom.

“Në luftën kundër kriminalitetit kompjuterik na duhet përgjigje fleksibile dhe adekuate, sidomos kur merret parasysh natyra e tij që i tejkalon kufinjtë shtetërorë dhe aftësia e madhe për t’i fshehur kriminelët. Qendra evropiane për kriminalitet kompjuterik është dizajnuar ta ofrojë këtë ekspertizë si qendër për fuzion, qendër për përkrahje hulumtuese operative, por edhe nëpërmjet aftësisë së saj për t’i mobilizuar të gjitha resurset adekuate në vendet anëtare të BE-së, që të zbutet dhe të zvogëlohet kërcënimi nga kriminelët kompjuterikë, çdokund ku ata punojnë”, deklaroi Troels Erting, udhëheqës i Qendrës evropiane për kriminalitet kompjuterik.

Hulumtimet për mashtrimin nëpërmjet internetit, keqpërdorimin e fëmijëve në internet dhe kriminalitetin e llojit tjetër, rregullisht përfshijnë qindra viktima në një moment të dhënë, si dhe të dyshuar në pjesë të ndryshme të botës. Operacionet e këtij lloji nuk mund të realizohen me sukses vetëm nga ana e forcave policore kombëtare.

Hapja e Qendrës evropiane për kriminalitet kompjuterik (EC3) paraqet një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si është ballafaquar BE-ja me kriminalitetin kompjuterik deri tani. Para së gjithash, qasja e EC3 do të jetë më e avancuar dhe inkluzive. Do të përfshijë ekspertizë dhe informata, do të përkrahë hetime penale dhe do të promovojë zgjidhje në nivel të BE-së.

EC3 do të fokusohet në aktivitetet joligjore në internet që kryhen nga grupe të organizuara kriminale, e veçanërisht në sulmet që kanë të bëjnë me aktivitetet bankare elektronike (e-banking) dhe aktivitetet e tjera financiare onlajn, eksploatimin seksual të fëmijëve në internet, si dhe në ato vepra penale që ndikojnë mbi infrastrukturën kritike dhe sistemet informatike në BE.

Qendra, poashtu do ta lehtësojë hulumtimin dhe zhvillimin, dhe do të sigurojë ndërtim të kapaciteteve të shërbimeve policore, të gjykatësve dhe të prokurorëve, dhe do të përgatisë vlerësim të rreziqeve, prognoza dhe paralajmërime të hershme. Me qëllim që të shkatërrojë sa më shumë rrjete për kriminalitet kompjuterik dhe që të ndiqen sa më tepër të dyshuar, EC3 do të mbledhë dhe do të përpunojë të dhëna që kanë të bëjnë me kriminalitetin kompjuterik dhe do të ofrojë një Shërbim për ndihmë kundër kriminalitetit kompjuterik për forcat policore të vendeve anëtare të BE-së. Do të ofrojë përkrahje operative për vendet e BE-së (për shembull, përkrahje kundër futjes së paligjshme nëpër sisteme, mashtrimit, keqpërdorimit seksual të fëmijëve në internet, etj.) dhe do të sigurojë nivel të lartë të ekspertizës teknike, analitike dhe hetuese në hetimet e përbashkëta në kuadër të BE-së.

Sipas ?urobarometrit të paradokohshëm, evropianët edhe më tej janë shumë të shqetësuar për sigurinë kompjuterike. 89 përqind e shfrytëzuesve të internetit i shmangen zbulimit të informatave personale në internet, ndërsa 12% kanë qenë viktima të mashtrimit nëpërmjet internetit.

Për çdo ditë, rreth një milionë njerëz në botë janë viktima të ndonjë lloji të kriminalitetit komputerik. Vlerësimet tregojnë se si rezultat i kriminalitetit kompjuterik, viktimat nëpër botë humbin rreth 290 miliardë euro për çdo vit (Norton, 2011).

Burimi: Europe’s Information Society “European Cybercrime Centre (EC3) opens on 11 January“ 

Lajme të ngjashme

Back to top button