RMV, nesër do të mblidhet Këshilli i Sigurisë, diskutim për situatën me pandeminë e Kovid-19

Kabineti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar për nesër mbledhje të Këshillit të Sigurisë në Presidencën për të diskutuar për gjendjen me pandeminë e Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

“Nesër, 19 nëntor 2020, e enjte, duke filluar nga ora 12:00 në Kabinetin e Presidentit “Vila Vodno” do të mbahet seancë e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski në seancë do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në seancën e dhjetë të Këshillit të Sigurisë do të bisedohet për situatën aktuale me pandeminë e Kovid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente.

Pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurisë, Presidenti Stevo Pendarovski do të japë një deklaratë për media.

Mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurimit të Maqedonisë së Veriut u mbajt më 29 tetor, në të cilën u bisedua për po të njejtën çështje, situatën me pandeminë në vend. Presidenti i vendit Stevo Pendarovski u bëri thirrje qytetarët që të respektojnë dhe zbatojnë në përpikëri masat dhe protokollet e qeverisë e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. Ndërkohë që u shpreh se nuk është koha për përfitime politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button