Më në fund i jepet toka ndërtimore komunës së Tetovës

Komuna e Tetovës nga data 28 dhjetor ka marrë të drejtën për menaxhimin e tokës ndërtimore, mirëpo akoma nuk ka të drejtë të menaxhojë të njëjtën për shkak të zgjedhjeve lokale të cilat priten të mbahen në mars të këtij viti.

Ndërsa krahas komunës së Tetovës komuna e Gostivarit tash më ka filluar me shitjen e parcelave të tokës ndërtimore e cila nga pushteti qëndror kanë kaluar nën kompetencat e pushtetit lokal dhe sipas kryetarit të komunës së Gostivarit Rufi Osmani, tashmë një parcelë, me tender të hapur është shitur me një vlerë prej 114 euro për një metër katror duke filluar nga çmimi prej 40 eurosh.

Komuna e Tetovës tashmë është duke përgatitur planin për menaxhimin me tokën ndërtimore, mirëpo, tani për tani asgjë nuk mund të bëhet në këtë drejtim nga se sipas ligjit në prag të fushatës zgjedhore nuk lejohet asnjë aktivitet thonë nga zyra për informim pranë komunës së Tetovës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button