Komuna e Çairit, projekt që trajnon gratë për t’u punësuar

Komuna e Çairit bashkë me organizatën gjermane Internationaler Bund (IB), organizatën e grave turke ne Maqedoni “Derja” nga Shkupi, IRHOM-TOPANA si dhe Forumi i grave nga Tetova, prezentuan sot projektin me temë: ”Përmirësimi i punësimit të grave nga bashkësitë pakicë nëpërmjet profilimit, programeve për trajnim dhe këshillave për punë”. 

Ky projekt vjen si vazhdë e angazhimit të Komunës së Çairit përmbështetje dhe përforcim të bashkëpunimit me sektorin civil. Projektin dhe punëtorinë e sotme që u zhvillua në ambientet e Komunës së Çairit e hapi kryetari i kësaj Komune Izet Mexhiti. 

“Projekti është me rëndësi të madhe për Komunën e Çairit me theks të veçantë për gratë e Komunës, të cilat do të kontribuojnë drejt zvogëlimit të papunësisë të grave para së gjithash ata të bashkësive pakicë. Komuna e Çairit deri më tani por edhe në të ardhmen do të përkrah aktivitete projektuese dhe iniciativa nga sektori civil për të mirën e qytetarëve. 

Secila politikë e cila involvon diskutime kualitative, mendime,qëndrime nga të gjitha palët e interesuara duke i kyçur edhe sektorin civil siguron sjellje të rregullave të cilat që përpara janë të pranuara, respektohen dhe për të cilat përgjegjësia është e përbashkët. 

Ajo të gjithëve përsëri na çon drejt jetës më kualitative”, tha Mexhiti. Ndryshe, gjatë kësaj punëtorie u zhvillua diskutim aktiv ndërmjet pjesëmarresve dhe mjaft konstruktiv në lidhje me temën e lartpërmendur./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button