Kosovë, Qeveria e pranon se do të flasë për veriun

Qeveria e Kosovës e ka pranuar edhe zyrtarisht se veriu do të jetë temë e bisedimeve. Pas mbledhjes së rregullt të Kabinetit qeveritar, ka qenë vetë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi që ka thënë se po ndihet mirë që të sqarojë pozicionin e ekzekutivit kosovar për këtë çështje.

Sipas tij, me kryeministrin Dacic dhe me Serbinë do të bisedohet në mënyrë që shteti fqinj të ndalë ndërhyrjet në atë pjesë të Kosovës dhe të ndalë financimin e strukturave ilegale atje, shkruan “Koha Ditore”.

“Do të flitet se si me i tërheq strukturat paralele dhe si me ndihmu popullatën serbe me e kuptuar realitetin e që është se Kosova është e pavarur me njohje ndërkombëtare… Qytetarët tanë serbë atje janë peng i Serbisë e kjo s’mund t’i ndihmojë. Ne dhe bashkësia ndërkombëtare jemi të vetmit që mund t’i ndihmojmë që të ecin përpara, të tjerët vetëm mund t’u sjellin telashe”, ka thënë Kuçi.

Kur është pyetur nëse Qeveria ka ndryshuar qëndrimin sa i përket kësaj çështjeje, pasi që vazhdimisht është përsëritur se veriu është çështje e brendshme dhe se nuk do të diskutohet me të për Beogradin, Kuçi ka thënë se po flasim për mosndërhyrjen e Serbisë në territorin e Kosovës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button